Në ndeshjen ‘Loja e Yjeve’ përballën Ledri Vula dhe MC Kresha
Nesër në stadiumin e Prishtinës ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet ndeshja e bamirësisë ‘Loja e Yjeve’.
Tashmë është publikuar edhe formacioni zyrtar i kësaj ndeshje ku do të marrin pjesë edhe yjet kosovarë të futbollit dhe muzikës, shkruan Indeksonline.

Në ekipin e udhëhequr nga Milot Rashica do të luajë edhe reperi i mirënjohur, Ledri Vula dhe këngëtari Blero.

Ndërsa në ekipin e futbollistit Granit Xhaka luajnë reperi MC Kresha dhe babai i yllit të muzikës botërore, Dua Lipa, Dukagjini.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00./Indeksonline/