09:23 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Në një kompani ndërtuese në Hajvali gjenden mjete të dyshimta shpërthyese

Mjete të dyshimta shpërthyese janë gjetur në një kompani ndërtuese në Hajvali, përcjellë Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas raportimit njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetet pa ndonjë incident.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishin duke u zhvilluar disa punime nga një kompani ndërtimore, kane hasur në disa mjete të dyshimta shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kane tërhequr mjetet pa ndonjë incident”. /Indeksonline/