07:15 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Obiliq përurohet Qendra për Pajisje me Dokumente

Sot me fillim nga ora 11:30 në komunën e Obiliqit do të bëhet përurimi i Qendrës për Pajisje me Dokumente.

Në ndërtesën e re përfshihet aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim, patentë-shofer dhe regjistrim të veturave. Po ashtu në këtë qendër do të vendoset edhe shërbimi i gjendjes civile.

Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit Xhafer Gashi.