00:45 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Në pikun e natës, radhë të gjata për të blerë miell në këtë mulli!

Interesimi për të siguruar një thes miell përgjatë kësaj periudhe duket të jetë i madh.

Në orët e vona të së mërkurës, numër i madh i veturave janë parë duke pritur radhën për të blerë miell, në një mulli në Sekiraqë të Podujevës, shkruan Indeksonline.

Mungesa e miellit në tregun tonë, është vërejtur që kur është shfaqur Covid-19, kjo pasi që shumë qytetarë kanë planifikuar të sigurojnë produkte ushqimore për një periudhë më të gjatë. /Indeksonline/