20:06 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në Prishtinë është edhe legjenda e basketbollit botëror (Foto)

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë në basketboll e cila është duke u zhvilluar në Prishtinë i ka mbledhur disa figura të njohura të skenës sportive, politike e kulturore në Kosovë.

Shumë nga ta me siguri se kanë rastin që për herë të parë të shohin nga afër dikur qendrën më të mirë në botë në basketboll, Arvydas Sabonis.

Ish ylli i NBA ndodhet në Prishtinë pasi që është president i Federatës së Basketbollit Lituanez.

221 centimetërshi po tërheqë vëmendjen në Prishtinë edhe me gjatësinë e tij./Indeksonline/