13:24 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Hapet, në Prishtinë, shkolla e mesme e mjekësisë “Rezonanca”

U hap shkolla e mesme e mjekësisë “Rezonanca” që ofron kushte shumë të mira me një infrastrukturë moderne, e kompletuar me klasa moderne, software online për nxënës dhe prindër, salla të informatikës, laboratorë për praktikë, biblioteke, palestër, bufe etj.

SHMM “Rezonanca” është e përbërë nga një staf pedagogjik i kualifikuar, profesional nën udhëheqjen e drejtorit, Egzon Ratkoceri.

“Vizion yni është të bëhemi shkollë model në vend dhe në rajon, të marrim obligim që përmes një menaxhimi cilësor të shkollës dhe përmes metodologjive të mësimdhënies të bazuara në nevojat individuale dhe stilet e ndryshme të të mësuarit, të pajisim nxënësit me njohuri, shkathtësi dhe një rol vendimtar në zhvillimin intelektual, profesional”, u shpreh Ratkoceri./IndeksOnline/