14:40 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / Gj. Sh

Në pritje të luftës së dytë, ja si kishte rrjedhur ndeshja e parë ndërmjet Joshuas dhe Usykut (VIDEO)

Pas shumë muajve pritjeje, Anthony Joshua dhe Alexandër Usyk do të ballafaqohen sonte në ndeshjen e dytë ndërmjet tyre e cila ka zgjuar interesim të madh tek publiku.

Britaniku do të këkrojë revanshin e madh pas humbjes në meçin e parë ndaj ukrainasit të zhvilluar më 25 shtator të vitit 2021 ku fituesi u vendos me vendim unanim të gjyqtarëve derisa sfida ishte e vlefshme për kategoritë IBF, ËBA DHE ËBO, transmeton KosovaPress.

Ashtu si në luftën e parë, edhe sonte pritet një ballafaqim i ashpër në ring dhe se fituesi mund të përcaktohet vetëm pas 12 raundeve duke parë se të dy boksierët janë përgatitur maksimalisht dhe kanë folur me optimizëm para ndeshjes.

Ja si kishte shkuar lufta e parë ndërmjet Joshuas dhe Usykut: