11:14 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Në Rahovec djali rrah babanë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar (babanë e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia. /Indeksonline/

 

Temat: