“Në rrugë më thonë ti je fituesi i ‘Topit të Artë’”, Rodri për këtë çmim: Do ishte një ëndërr!

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Kombëtares së Spanjës, Rodri është i nominuar për të fituar çmimin individual “Topi i Artë”.
Gjatë një interviste për ESPN-në, mesfushori spanjoll tha se e ka në ëndërr një çmim të tillë, shkruan Indeksonline
Madje, ai tregon se në rrugë njerëzitë po i thonë se “ti je fituesi”.
“Do të ishte një ëndërr për mua të fitoja ‘Topin e Artë'”, do ishte një burim krenarie.
“Në rrugë njerëzit më thonë që unë jam fituesi, ju e meritoni. Dhe kjo për mua do të thotë shumë, pra tashmë jam fitues”, ka thënë Rodri gjatë kësaj interviste.
Mesfushori spanjoll ka rival të mëdhenj për këtë çmim, duke filluar nga Jude Bellingham, Vinicius Jr e shumë të tjerë../Indeksonline/
✨ Rodri: “It’d be a dream for me to win the Ballon d’Or, it’d be a source of pride”, told ESPN.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 13, 2024
“In the street people say to me, you’re going to win the Ballon d’Or, you deserve it. For me, that means I’m already a winner”. pic.twitter.com/kwW1HHoIxV