14:25 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në rrugët e “asfaltuara” të Vitisë, mbin bari

Investimet më të mëdha pas luftës janë bërë pikërisht në instrastrukturën rrugore.

Shumë rrugë janë asfaltuar, një ndihmesë kjo shumë e madhe, sidomos për banorët e vendeve rurale, për t’u ofruar me qytete, megjithatë shpesh është vënë në pikëpyetje mënyra e punimit të tyre.

Edhe në Komunën e Vitisë janë shtruar disa rrugë e trotuare, madje në kohë “rekorde”, por ashtu si edhe janë punuar, shpejt janë “shkatërruar”, shkruan Indeksonline.

Në rrjetin social Facebook, janë publikuar disa imazhe ku shihet gjendja e rrugëve që s’ka shumë kohë që ishin asfaltuar.

Në këto fotografi shihen gropa të shumta, trotuare të dëmtuara, por edhe bari që ka mbirë mbi asfalt./Indeksonline/