16:08 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Serbi kërkohet referendum për Kosovën

Në vazhdimin e dialogut të brendshëm për Kosovën, sot Shoqata e Familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë ka kërkuar që dialogu Prishtinë-Beograd të ndërpritet, siç tha kryetari i kësaj shoqate Simo Spasiq, “derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët”.

Ai mes tjerash ka thënë se shoqata që ai drejton kërkon që të arrestohen ish -komandantët e UÇK-së ndërsa Serbisë i ka bërë thirrje që të shpallë referendumin për Kosovën.