15:24 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje kërkonte ligjin për referendum, sot e injoroi totalisht

Lëvizja Vetëvendosje për kohë të gjatë kishte paralajmëruar e punuar për dërgimin e Projektligjit për Referendum në Kuvendin e Kosovës. Por, hipokriza e VV-së u pa sot kur të njëjtit e injoruan totalisht këtë projektligj në Kuvendin e Kosovës. Me 49 për, 6 kundër dhe 6 abstenime Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për referendum.

Në sallën e kuvendit Vetëvendosje mungoi duke injoruar këtë ligj, për të cilin dikur bënte shumë zhurmë. Ligji i miratuar sot është propozuar nga Partia Socialdemokrate, shkruan Indeksonline.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ishte deputetja që së fundi në një konferencë për media kishte paralajmëruar dërgimin në Kuvend të Ligjit për Referendum.

“Për të mbytur cfarëdo zëri qytetar ende nuk kemi pasur asnjë iniciativë të asnjë qeverie për të proceduar në Kuvend Projektligjin për referendum. Ne si subjekt politik e kemi draftuar këtë projektligj dhe brenda kësaj jave do ta procedojmë në Kuvend të Kosovës Projektligjin për referendum” kishte thënë Haxhiu pak muaj më parë, por që sot nuk u shfaq për të hedhur votën e saj për të njëjtin ligj./Indeksonline/