16:34 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, banorët dhurojnë gjak

Në shënimin e 20 vjetori të masakrës së bërë nga serbët në Krushë të Madhe është dhuruar gjak.

Banorë të shumta janë mbledhur bashkë që në QKMF-në  e fshatit të dhurojnë gjak për të gjithë njerëzit të cilëve do t’u nevojitet, transmeton Indeksonline.

E  i pari i këtij fshati, Selami Hoti është njëri nga banorët e kësaj ane që nuk ngurroi për të dhuruar gjak duke e ndjerë obligim ndaj të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë tonë.

Motoja e këtij dhurimi të gjakut ishte ‘Gjaku i lirisë’./Indeksonline/