21:55 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / C E

Në shitje, “veç” 250 milionë euro

Klubi që dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappé këtë verë duhet të paguajë 250 milionë euro, as më shumë as më pak.

Ky është vendimi i prerë i presidentit Al Khelaifi, që e merr përsipër rrezikun e largimit të “yllit” francez me parametër zero në fund të sezonit.

Deri më tani, pas rikthimit të tij në ekipin e parë, drejtuesit e PSG-së nuk kanë marrë oferta për Mbappenë.

Nëse Real Madridi, i cili deri më tani e ka vëzhguar në distancë situatën e Kylian Mbappesë, ose ndonjë klub ofron 250 milionë euro, telenovelës do t’i vijë fundi.

Për Mbappenë, optimizmi është rritur ditët e fundit dhe, megjithëse nuk ka marrëveshje për rinovimin e tij, PSG do të ketë një sezon të tërë për ta bërë atë të ndryshojë mendje.