16:24 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Në Shqipëri 10 të vdekur dhe 656 raste të reja nga COVID 19

Dhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën; 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.