15:16 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Spanjë janë të sigurt, Modric e fiton Topin e Artë

Më 3 dhjetor do të bëhet ndarja e çmimit për Topin e Artë.

Dominimit 10 vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për Topin e Artë po i vjen fundi.

Pak ditë kanë mbetur deri në shpalljen e fituesit, ndërsa ceremonia dhe çmimi prestigjioz do të jepet me datë 3 dhjetor në Paris.

Luka Modriq është favoriti kryesor dhe një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Spanja. Sipas programit “Radioestadio” në “Onda Cero”, fituesi i çmimit në fjalë, që jepet nga revista “France Football”, do të jetë një nënkampion bote, Luka Modric. Kroati ka qenë një nga protagonistët e ekipit të bardhë gjatë sezonit të kaluar, duke e udhëhequr Real Madridin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve.

Ndonëse është përfolur se përveç Modriç, në podium do të jenë edhe Raphael Varane dhe Kylian Mbappe, Onda Cero largon këta dy të fundit nga lista.

Në vendin e dytë pritet të radhitet Cristiano Ronaldo kurse Antoine Griezmann do të jetë i treti. /IndeksOnline/