“Ne të gjithë jemi Vinicius”, Futbollistët e Realit në përkrahje të brazilianit

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar përkrahjen për Vinicius Juniorin pas sulme raciste që kishte në ndeshjen e fundit ndaj Valencias.
Të gjithë futbollistët e “Los Blancos” në fillimin e ndeshjes së sotme ndaj Rayo Vallecanos kishin veshur fanellën e sulmuesit brazilian, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa në tribuna, tifozët e Real Madrididit shfaqën banerin ku shkruhej: “Ne të gjithë jemi Vinicius. Mjaft është mjaftueshëm”.
Vinicius nuk luan në ndeshjen e sotme pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias, ku kishte protestuar pas sulmeve raciste ndaj tij./IndeksOnline/