09:42 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Në tre muajt e parë të këtij viti 789 persona dhuruan gjak në Pejë

“Dhurimi i gjakut jo vetëm që shpëton jetën e dikujt, por ju ndihmon edhe juve në shëndetin tuaj. Çdo person i shëndosh nga mosha 18-65 vjet me dhurimin e gjakut bënë edhe testimin nga sëmundjet transmisive, përcakton grupin e gjakut, zvogëlon nivelin e yndyrës dhe hekurit në gjak dhe stabilizon tensionin e gjakut”, thotë Dr.Mehrije Mala nga Njësia e Transfuzionit të Gjakut në Pejë.

Në Pejë gjatë muajit janar, shkurt dhe mars në këtë spital kanë dhuruar gjak 789 persona.

Nga këta dhurues 398 ishin familjarë të të sëmurëve ndërsa 385 ishin vullnetarë që dhuruan gjak në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut në Pejë ndërsa 6 dhuruan gjak gjatë aksioneve për grumbullimin e gjakut në terren.

Njësia e Transfuzonit në Pejë është në shërbim 24 orë në ditë në 7 ditë në javë dhe ka një personel prej 2 Mjeke dhe 10 Teknike.

Për të siguruar gjak organizohen edhe aksione për grumbullimin vullnetarë të gjakut që bëhen në qendër të qytetit, ndërsa duhet cekur edhe dhurimi vullnetarë i gjakut që bëhet nga banorët e fshatit Llozhan e Voksh e më veçanti fshati Carabreg që në ditën e dëshmorëve të këtij më 29 maj zakonisht gjak dhurojnë mbi 100 persona.

Apeli i përgjithshëm për të gjithë ata që mund të dhurojnë gjak është që mos të hezitojnë pasi kjo i bënë mirë shëndetit të tyre dhe shpëtojnë jetën e atyre që kanë nevojë për gjak.