13:51 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Në varrimin e Ivanoviq, ishin të gjithë por jo edhe Vuçiq! (Foto)

Sot në Serbi është bërë varrimi i politikanit të vrarë në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në këtë varrim sipas mediave serbe, B92, nuk ka marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili e ka dënuar fuqishëm dhe e ka quajtur “akt terrorist” vrasjen e tij.

Mirëpo, zyra për informim e presidentit serb, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Kosovës, të shtunën dhe të dielën, Vuçiqi do të vendosë kurora lulesh në vendin ku u vra Ivanoviq.

Kujtojmë, se nga liderët serbë  ka pasur deklarata të ashpra në drejtim të Kosovës për vrasjen e Ivanoviqit.

Gjithashtu, është kërkuar nga ana e Serbisë që të përfshihet në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga ana e Kosovës.