14:49 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / A. A

Në vitin 2006 Inter kishte ofruar 265 milionë euro për Messin, do të thyhej rekordi për 4-fish

Barcelona kishte refuzuar një mega-ofertë nga Inter para 15 vitesh për Leo Messin.

Në vitin 2006, ish presidenti i Interit, Massimo Morati me doemos kishte kërkuar shërbimet e argjentinasit, duke ofruar 265 milionë euro.

Në atë kohë, rekordin e transferimit më të shtrenjtë e mbante Zinedine Zidane me 55 milionë euro, pas kalimit nga Juventus te Real Madrid.

Në rast se Barcelona do ta pranonte ofertën, ky rekord do të thyhej për katër fish.

Disa vite më vonë, Messi u largua nga Barcelona me parametra zero, duke kaluar te Paris Saint Germaini.

/Indeksonline/