09:06 / E Premte, 30 Tetor 2020

“Në vitin 2021 pritet të ketë rritje ekonomike prej 5.2 përqind”

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka prezantuar në Qeveri Projektbuxhetin për vitin 2021 i cili pritet të votohet sot.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro dhe sipas Bajramit e ka marrë edhe miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo gjatë prezantimit ka thënë se parashikimet janë që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike mbi 5 përqind.

“Jemi duke u përballë me një sfidë të pazakontë dhe nuk kemi arritur t’i adresojmë të gjitha kërkesat e ministrive. Dokumenti reflekton synimet kyçe, që janë beteja me pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pasi ajo të kalojë”, ka thënë Bajrami.

“6.7 përqind pritet të tkurret ekonomia këtë vit si pasojë e pandemisë. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti total”.

“Gjatë vitit 2021 pritet dinamikë më e shpejtë e ekzekutimit të investimeve publike. 1 miliard e 886 milionë euro të hyrat totale. Do të ketë rritje të të hyrave prej 5.5 përqind për dallim me vitin 2020”.