75 Mall Live Search
08:11 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

Nedim Bajrami mbrëmë e gjeti golin pas një kohe të gjatë, shënoi kundër Kilmarnockut

Skuadra e Rangers mbrëmë shënoi fitore të thellë 2:4 ndaj Kilmanrock në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premiershipin e Skocisë.

Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, shkruan Indeksonline

Bajrami shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën e 84-të për shifrat 2:4.

Ky ishte goli i dytë i mesfushorit “kuqezi” në kampionat me fanellën e Rangersit.

Ai s’kishte shënuar që një kohë të gjatë. Madje hera e fundit ishte në dhjetor ndaj Celticut./Indeksonline/