20:05 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / L K

Nedjeljko Špilek, fitues i garës ndërkombëtare të poezisë në Malishevë

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Komunën e Malishevës ka organizuar edicionin e parë të konkursit ndërkombëtarë të poezisë, ku fitues i vendit të parë të këtij edicioni është shpallë poeti kroat Nedjeljko Špilek, i cili poashtu është edhe diplomat i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë.


“We are alone again” është poezia fituese e Nedjeljko Špilek, e cila është vlerësuar nga juria në përbërje të: Hana Bytyqi, Fadil Javori, Izet Sjala, Alessandro Villa e Irma Kurti.


Në këtë edicion ka pas disa kategori: e fëmijëve me karakter komunal, për nxënësit e shkollave të mesme poashtu me karakter komunal, kategoria e poetëve kombëtar dhe kategoria kryesore ajo e poetëve ndërkombëtarë.