16:11 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nedved zbulon se si Juventusi arriti ta transferojë CR7 – dhe është befasi

Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin nga Real Madridi pas propozimit të drejtorit sportiv, Fabio Paratici, thotë legjenda, Pavel Nedved.

Ronaldo kaloi te Juventusi nga Real Madridi në korrik, për shumën e 105 milionë funtesh.

Reprezentuesi portugez nuk e ka shijuar aspak fillimin e sezonit të ri në Serie A, duke dështuar të shënojë në tri ndeshjet e para – ndaj Chievos, Lazios dhe Parmas.

Dhe tani, Nedved ka folur se si 33-vjeçari u bindë të transferohej te ”Zonja e Vjetër”, transmeton IndeksOnline.

Image result for ronaldo

”Gjithçka filloi në duart e drejtorit sportiv, Paratici”, tha ai.

”Ne ishim në shtëpi kur ai e propozoi idenë tek unë dhe presidenti, Andrea Agnelli”.

”Ne me të vërtetë e pëlqyem idenë, ishim të emocionuar dhe e dinim se ishim duke e bërë gjënë e duhur”.

”Kur ne dëgjuam për klauzolën e tij të lirimit, ne e dinim se duhej të tentonim për transferimin e tij”.

Image result for fabio paratici

”Tani me të në skuadër, ne do të tentojmë ta fitojmë Champions Leaguen, ky është objektivi ynë”, tha Nedved./IndeksOnline/