19:16 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Nehat Thaçi merr vendimin nga kryeministri, të enjten del në punën e re

Nehat Thaçi pritet që këtë të enjte të fillojë punën në postin e ri, si Drejtori i Shërbimeve Korrektuese të Kosovës.

Vendimi për Nehat Thaçin është marrë të hënën dhe tashmë është nënshkruar ligjërisht.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke thënë se  pikërisht këtë të enjte nis edhe puna e tij në postin e ri, të cilin deri para pak kohësh e udhëhoqi, Sokol Zogaj, tashmë i pensionuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të udhëhiqet nga Thaçi i cili deri tani ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës, pozitë kjo në të cilën funksiononte që nga viti 2011.

Emërimi i Nehat Thaçit  në krye të Shërbimeve Korrektuese u bë në mbledhjen e qeverisë më datën 27 prill./Indeksonline/