16:03 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nën masa të rrepta sigurie, ish shefi i shërbimit sekret në Maqedoni sillet para gjykatës

Ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov, nën masa të forta sigurie është sjellë në Gjykatën Penale nga burgu i Shutkës, ku po e vuan masën e paraburgimit.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet Mijallkov duke u futur në Gjykatë.

Pas dhjetë ditësh paraburgim, njeriu më me ndikim në Maqedoni, Mijallkov e lëshoi qelinë dhe u dërgua në seancë, ku është gjykuar për rastin “Thesari”.

Ai me kombin e burgut është dërguar në gjykatë, që ishte rrethuar me policë special. Në gjykatë arritën edhe sigurimi i Mijallkovit./Indeksonline/