22:27 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / AR

Nëna e Kim-it e ‘sos’ photoshopin, i bën konkurrencë edhe Paris Hiltonit

Në festën e Krishtlindjeve, familja Kardashian e ka kthyer në traditë listën e të ftuarve VIP që i bashkohen atmosferës festive në këtë mbrëmje të shënuar. Në mesin e të ftuarve të rëndësishëm këtë vit ishte edhe Paris Hilton, por pasi Kris Jenner publikoi një foto me momente nga festa, njerëzit nuk hezituan që të bënin komentet e rastit, shoqëruar edhe me habinë për faktin se Kris në foto dukej gati në moshën e 42-vjeçares, Paris Hilton.

Në foto, Kris pozon krah shoqes së saj dhe miliarderes Hilton. Njerëzit nxituan të komentojnë në foton që pretendojnë se ose është përpunuar shumë ose është përdorur goxha filtër.

Pse njerëzit u habitën pasi panë një foto të Kris

“Paris dhe Kris duken në të njëjtën moshë,” vuri në dukje një person. Një tjetër shkroi: “Filtri në atë foto është i paparë”.

“A supozohet të jetë Kris Jenner apo dikush tjetër? Nëse është ajo, atëherë… zonjë. Ju duhet të ndaloni përpjekjet për të bindur botën që jeni 25 vjeç. Kjo nuk është fytyra juaj. Nëse është dikush tjetër,  ajo është vërtet e bukur,” tha një kritik i tretë i ashpër.

“Kris me photoshop-in dhe filtrin që e bëjnë të duket 20 vjet më e re,” përmendi një tjetër.