13:57 / E Diele, 11 Korrik 2021 / OSH

Nëna e Rita Orës po kalon pushimet në Sarandë

Nëna e Rita Orës, Vera Ora ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku tregon se është duke qëndruar në Sarandë, transmeton Indeksonline.

E veshur me bikini ngjyrë blu, Vera Ora po shkëlqen.

“Mu desh të kombinohesha me këtë bukuri – e inspiruar nga deti blu kristal i Shqipërisë”, kështu ka shkruar ajo në postimin e saj. /Indeksonline/