21:34 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëna e Ronaldos tregon si e jetojnë rivalitetin me Messin

Për Ronaldon dhe Messin flasin e gjithë bota, por në këtë rast shtëpia e Ronaldos është nga një planes tjetër. Këtë e ka treguar nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, e cila ka dhënë një intervistë për “Le Magazine”. Ajo ishte e shoqëruar nga motrat e yllit portugez, Katia dhe Elma.

Pyetja që tërhoqi më shumë vëmendje është jetesa e rivalitetit brenda dhe jashtë fushe me Leo Messin. Kur nëna e Cristiano Ronaldos u pyet nëse djali i saj ishte i trishtuar për “Topat e Artë” të Messit, ndërhyri motra e portugezit Katia Aveiro, duke thënë:

“Messi nuk është kurrë objekt dhe temë diskutimi në shtëpinë tonë. Cristiano e ka rregull, pas këtyre dyerve vetëm pushon. E lë çdo vorbull jashtë. Kur e kalon derën e shtëpisë, pra hyn nga jashtë në brendësi, ai mendon vetëm si t’i karikojë bateritë”.

Nëna e CR7 thotë se i ndjek me shumë emocione ndeshjet e Realit, madje, i përjeton më të njëjtin pikëllim sa dhe djali i saj, kur gjërat nuk shkojnë mirë.

“Cristiano e di që, nëse jam në stadium, ndjeshmëria ime e madhe mund të më shkaktojë probleme. Kjo gjë do t’i shkaktonte stres edhe atij, ndaj më paraprin duke më këshilluar që t’i shikoj ndeshjet në televizion.

Ai më thotë shumë herë: “Mama, është më mirë të qëndrosh në shtëpi. E përjetoj keq kur djali nuk është në ditën e tij të mirë, ose bën ndonjë gabim, siç mund të bëjë çdo nënë me fëmijën e saj. Edhe tani, që është vetë prind, ai ngushëllohet tek mua, kur është e nevojshme, kur është i trishtuar. E vë re që nuk është në humor të mirë dhe mundohemi të gjithë ta qetësojmë e ndihmojmë” tha Dolores.

Nëse diskutohet tërheqja e CR7-tës nga futbolli në shtëpi ajo thotë:

“Duke pasur parasysh përsosmërinë e tij dhe aftësinë për të shkëlqyer, nëna e portugezit beson se kanë mbetur akoma pak vite, që ai moment të vijë: “Ai është shumë i koncentruar, por, gjithashtu, edhe shumë i shqetësuar. Vitet rrjedhin, koha kalon dhe gjërat për një futbollist bëhen të diktueshme… Ka disa që luajnë deri në moshën 37-vjeçare.

Cristiano nuk është një makinë, por do të vazhdojë të luajë derisa të mundet, mendoj edhe për 3, ose 4 vite të tjera. Përsosmëria e Cristianos ka qenë gjithmonë kështu. Ai ka kërkuar vazhdimisht për të qenë më i miri, për të dhënë maksimumin për të fituar, që i vogël” përfundoi nëna e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.