16:24 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëna e Ronaldos zbulon skuadrën e ardhshme të djalit të saj

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më shumë në dyshim.

Pas finales së Ligës së Kampionëve, ylli portugez ka lënë të kuptohet se mund të ketë qenë ndeshja e fundit me fanellën e bardhë, shkruan indeksonline.

Për largimin e tij nga Reali ka folur edhe nënë e Cristianos, Dolores Aveiro, që është një faktor shumë ndikues në jetën e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ajo ka thënë se edhe pse i pëlqen shumë Parisi, dëshira e saj do të ishte të rikthehej në Manchester.

“Më pëlqen Parisi . Unë vij këtu herë pas here. Herën e fundit ishte kur djali im fitoi topin e artë. U ndjeva shumë krenare. Çdo herë që unë vij në Francë gjithë më trajtojnë shumë mirë”, ka thënë nëna e Ronaldos për RSF Sport.

“Nëse ju them të vërtetën, nuk do të më pëlqente, por do të preferoja që ai të kthehej në Mançester”, shtoi ajo.

Nëse Ronaldo vendos të largohet, klubet e vetme që mund të përmbushin kërkesën e tij janë PSG dhe dy skuadrat nga Manchesteri. /IndeksOnline/