13:18 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Nëna heroinë shpëton fëmijët dhe prindërit tjetër nga sulmuesi me armë (Video)

Ky është momenti kur një person i armatosur tenton të vjedh duke kërcënuar fëmijët dhe familjarët që ishin aty.

Por ai u ndal nga një nënë e cila doli të ishte një police e armatosur, jashtë detyrës.

Video tregon të dyshuarin Elivelton Neves Moreira, 21 vjec, duke iu afruar turmës me një armë në oborrin e një shkolle private në Sao Paolo.

Por tentimi i tij për të kryer krim u pengua pasi oficerja e policisë ushtarake Katia da Silva Sastre, 42 vjeçe, e nxori armën e saj dhe lëshoi tre të shtëna.

Në video shihet Moreira, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, bie në tokë dhe dorëzohet.

Oficerja është cilësuar si heroinë dhe është dekoruar për mbrojtje të fëmijëve nga ai./Indeksonline/