Nëna rrëfen për vajzën që iu infektua nga mushkonjat në Prishtinë
Sezoni i verës ka rritur dukshëm numrin e insekteve në Kosovë. Kjo situatë ka paraqitur shqetësim tek shumë qytetarë, të cilët për dallim me vitet e tjera tani kanë më shumë probleme me mushkonjat.
Sipas qytetarëve, kjo patologji po shkakton probleme sidomos në pickimet te fëmijët.
Një grua ka shprehur shqetësimin duke treguar një rast që i ka ndodhur me vajzën e saj. Ajo në kushte anonimiteti tregon për “Indeksonline” se vajza i është prekur nga mushkonjat dhe pas alergjisë që ka pasur ka pësuar më vonë shumë keq.
“Është vërtet shqetësuese, dje e kam dërguar vajzën te mjeku për shkak se e kanë picku mushkonjat shumë dhe prej alergjisë që ka pasur pasojat i janë bërë tepër keq. Mjeku më ka thënë që ka pasur shumë raste të pickimeve të fëmijëve nga mushkonjat. Nuk është rasti i vetëm i vajzës sime, kësi raste kam parë e dëgju në shoqëri të cilët janë të prekur nga insektet”, ka thënë nëna e vajzës në kushte anonimiteti për Indeksonline.
Sa i përket kësaj dukurie shqetësuese, Indeksonline ka vizituar njërën prej barnatoreve të Prishtinës, për të mësuar se sa ka pasur kërkesa të pacientëve për këtë llojë ‘sëmundje’.
Punëtori i barnatores tregon për Indeksonline ilaçet që kanë kërkuar më shumë pacientët. Sipas tij, çmimet nuk janë edhe shumë të shtrenjta.
“Në këtë javën e fundit ka shumë kërkesa kundër mushkonjave apo insekteve, sa i përket ilaçeve që pacientët përdorin më shumë janë si, krema, spreja, rollne për dorë ndërsa çmimet për këto sillen afërsisht 5 euro”, ka thënë njëri punëtorë i një barnatore të Prishtinës
Në anën tjetër, në një përgjigje për Indeksonline, Drejtori i Infektives në QKUK, Hamdi Ramadani thotë se deri tani nuk kanë asnjë rast lidhur me shqetësimin e pickimit të mushkonjave. Sipas Ramadanit, pacientët për këtë patologji orientohen më shumë kah Klinika Dermatologji.
“…Po në sezonin e verës tek ne shfaqen insektet apo pickimi i mushkonjave, kjo patologji më tepër është trajtuese apo orientuese në Klinikën e Dermatologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të cilët janë më të thirrur dhe më profesionalist. Por, tani Klinika jonë nuk ka ndonjë patologji akuzë aktuale apo shqetësuese ose brengosje për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ramadani
Ndryshe, për këtë shqetësim të qytetarëve, Komuna e Prishtinës vetëm njëherë ka kryer dezinfektimin e saj sipas planit që ka pasur. Mirëpo, siç duket nuk ka pasur efekt pasi që mushkonjat vetëm sa po shtohen dhe rreziku te qytetarët po del të jetë më i madh./Indeksonline/