10:51 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Plaçkitet një barnatore në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë është plaçkitur një barnatore. Viktima mashkull ka raportuar në polici se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur arkën me 150 euro.

Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po merret me rastin.

“Viktima mashkull ka njoftuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, nga barnatorja e tij kishin grabitur arkën me 150 € dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Indeksonline/