15:02 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Nëna ushqen djalin e saj 13 vjeçar pasi nuk largohet për 48 orë duke luajtur në kompjuter

Ky është momenti shqetësues që një nënë është e detyruar të ushqejë djalin e saj 13 vjeçarë gjatë seancës së tij të lojërave 48 orëshe të maraonës në një internet kafe.

Lilybeth Marvel, 37 vjeç, thotë se ajo kishte filluar të shqetësohej kur djali i saj dy vjet më parë Carlito Garcoa filloi të qëndronte vonë në një internet kafe në Nueva Ecija në Filipine.

Video tregon nënën duke ushqyer në mëngjes djalin e saj përderisa ai është duke luajtur një lojë.

Djali shihet duke lozur përderisa nëna e ushqen, e ai nuk i heq fare sytë nga kompjuteri po e vazhdon lojën e tij.

Ajo shihet duke u kujdesur për të, duke i ardhur keq që nuk po ushqehet mirë.

Adoleshenti ka lënë edhe shkollën dhe është ulur vetëm “si një zombie” duke luajtur lojën e tij të preferuar.

Nëna e shqetësuar tani është lutur në internet për ndihmë.

Duke shpjeguar se pse solli mëngjes nga shtëpia e saj deri në dyqan kompjuterik, Lilybeth tha: “Më parë mendoja për lojërat e tij në internet. Por kjo nuk funksionoi. Kështu që po përpiqem një qasje tjetër./Indeksonline/