22:37 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Nëna ushqen fëmiun e saj derisa është duke vozitur!

 Një nënë e 4 fëmijëve është filmuar teksa ka ushqyer me gji të porsalindurin e saj derisa ishte duke vozitur në autostradë e cila kishte shumë trafik.

Raquel Reynolds kishte ngecur në trafik si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur, në kohën që ishte duke u kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë që nuk kishte hapësirë që të ndalej në një vend përderisa ishte duke udhëtuar në autostradën M1 Logan në jug të Brisbane.

Footage shows Ms Reynolds with the baby in her arms as she moves forward in the line of cars

Pamjet shfaqin nënën duke ushqyer bebin 4 muajsh të cilin e mban në duar dhe njëkohësisht vozitë ngadalë në trafikun tejet të ngarkuar.

‘Ne kishim ngecur në trafik dhe bebi ishte i uritur…kështu që është e rrezikshme dhe pak e çmendur’, dëgjohet duke thënë Raquel.

‘Por cfarë duhet të bëja?’

Raquel Reynolds said she had nowhere to pull over safely when she was driving down the M1 towards Logan, south of Brisbane

Zonja Reynolds ka postuar pamjet në Instagram duke  pyetur ndjekësit: ‘Cfarë do të bëni ju?’

Shumë nga komentueset kanë thënë që do të bënin të njëjtën gjë në situatën e njejtë.

Ndërsa të tjera komentuese i kanë thënë znj. Reynolds se është dashur t’i përgatisë shishen me qumësht bebit.

Lauren Ritchie nga Klubi Mbretëror i Automobilave kanë këshilluar që të mos ushqehen foshnjët përderisa automjeti është në lëvizje.

Dail Mail – Australia ka kontaktuar Policinë në Queensland që të komentojë për rastin në fjalë./Indeksonline/