19:25 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Nënë e bijë pilote në një ekuipazh, foto që frymëzon përdoruesit e internetit

Një nënë dhe vajzë me profesion pilote kanë tërhequr vëmendjen e internetit pasi një foto e tyre u publikua derisa udhëtonin bashkë në kabinën e një ‘Delta Boeing 757’.

Udhëtari John Watret po fluturonte nga Los Anxhelos në Atlanta me 16 mars. Ai u befasua kur dëgjoi se ekuipazhi i tij i fluturimit ishte një nënë bashkë me vajzën e saj.

Wendy Rexon dhe vajza e saj, Kelly ishin dy pilotët që po drejtonin avionin. Fotoja e tyre bashkë në kabinën e avionit u shpërnda shumë në internet, ku mori mbi 42 mijë pëlqime.

Shumë përdorues të mediave sociale thanë se ishin të frymëzuar nga kjo foto derisa lavdëronin nënë dhe vajzën për bashkëpunimin.

“Ky është lajmi më mahnitës, e më i mrekullueshëm se ndonjëherë. Nëna dhe unë kurrë nuk do të kishim udhëtar se bashku si ekuipazh. Nuk mund të pajtohemi as për tu futur në një makinë”, shkruante një përdorues i internetit.

Një tjetër përdorues, që gjithashtu ishte një pilot, ndau fotografinë e tij bashkë me djalin duke udhëtuar se bashku si ekuipazh.

Fotografi që vërtetë  të frymëzojnë./Indeksonline/