07:59 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do të qëndrojë për një vizitë në Komunën e Skenderajt.

Me këtë rast, Ministri Gashi dhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në ambientet e komunës do të nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit.

Ndërsa, Ministri Gashi do të vizitojë Komunën e Drenasit, dhe bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit.