14:21 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim me Turqinë në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u takuar sot me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, ku edhe nënshkroi protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë të MASHT dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

Me këtë rast, Bytyqi falënderoi ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë. Njëherësh ai theksoi se ndër prioritet kryesore të MASHT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë.

Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi./Indeksonline/