15:02 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëntë pako të dyshimta, i dërgohet edhe Joe Biden dhe Roberto De Niros

Një pako e dyshimtë e ngjashme me atë që i është dërguar CNN-it dhe demokratëve të lartë është dërguar edhe në një restorant në New York, pronar i të cilës është aktori Robert De Niro, kanë raportuar mediat amerikane.

Duke cituar burime policor, NBC tha se një pajisje kishte mbërritur në Grill Tribeca në mëngjesin e të enjtes, shkruan Indeksonline.

Nëse kjo lidhet me paketat e mëparshme, kjo është pakoja e nëntë e eksplozivëve që po u dërgohet kritikëve të perceptuar të presidentit Donald Trump këtë javë.

De Niro është një kundërshtar vokal i Trumpit, dhe një herë e quajti atë “një katastrfofë kombëtare”.

Kur De Niro e kishte kritikuar atë në ndarjen e çmimeve Tony në qershor të këtij viti, presidenti i ishte përgjigjur duke thirrur De Niron një “individ me aftësi inteligjence shumë të ulët”.

Workers hold flags of Kosovo and the United States near a billboard of U.S. Vice President Joe Biden in the streets of Pristina May 20, 2009, one day before Biden’s visit. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO POLITICS)

Përvec De Niros, pako të dyshimta u gjetën edhe në shtëpinë e biznesmenit miliardet George Soros, një donatori të madh të Partisë Demokratike dhe Joe Bide

Pakot tjera të dyshimta sipas FBI gjatë kësaj jave u dërguan tek:

Ish sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton,

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama,

Ish nënpresidenti Joe Biden,

Ish drejtori i CIA-së John Brennan, në zyret e CNN,

Ish prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder,

Konresistes Demokratike të Kalifornisë Maxine Waters,

Si dhe biznesmenit George Soros (të hënën)./Indeksonline/