Nëntë të mitur rrihen mes vete në oborrin e shkollës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje fizike në mes të nëntë personave të mitur në Kamenicë.
Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit janë rrahur në oborrin e shkollës.
“Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, shkruan në komunikatën e PK-së dërguar për media.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./AktivPress