17:51 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëntori i mbarë për Barçën, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje

Pas rikthimit të Lionel Messit, tani edhe një tjetër yll i skuadrës është rikthyer në stërvitjet e Barcelonës.

Bëhet fjalë për Samuel Umtitin, i cili nuk është paraqitur që nga muaji shtatori në fushat e gjelbërta.

Madje ishte përfolur se mbrojtësi francez mund t’i nënshtrohet një operacioni pas problemeve me gjurin, transmeton IndeksOnline.

Pas problemeve të tij me gjurin, tani Umtiti është rikthyer në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë fituesi i Kampionatit Botëror me Francën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

”Pak nga pak”, ka shkruar Umtiti në llogarinë e tij zyrtare./IndeksOnline/