12:00 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Nëntori muaj i hiteve, këngët që u pritën mirë nga audienca

Muaji nëntor ka sjellur shumë projekte nga këngëtarët e estradës shqiptare. Era dhe Buta kanë sjellur hitin e muajit të titulluar “5am”.

Kënga e Albina Kelmendit “Nanë moj kam gabu” është pritur mjaft mirë nga fansat e saj duke marrë mbi 3 milionë klikime në Youtube.

Tejet mirë është pritur edhe bashkëpunimi i Dafina Zeqirit me Alban Skënderajn.

Ermali e ka dhënë “Goditjen e fundit” me projektin që mbanë po të njëjtin emër dhe si zakonisht me zërin fantastik.

Shkurte Gashi dhe Buraku kanë sjellur poashtu një duet që është pritur mirë nga fansat./Indeksonline/