18:16 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëntori, muaji më i mirë për kompanitë në eurozonë që nga 2011

Kompanitë në eurozonë kanë raportuar performancën më të mirë mujore në gjashtë vjet e gjysmë të fundit, që do të thotë se rimëkëmbja ekonomike e eurozone po ecën mirë.

Aktiviteti i biznesit në sektorin industrial dhe të shërbimit, u rrit në nëntor në 57.5 pikë nga 56 pikë në tetor, njoftoi IHS Markit, një kompani me qendër në Londër.