20:49 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nervozohet Alves, Suarez thyen rekordin e tij

Dani Alves ka reaguar pasi humbi statusin si lojtari që ka dhënë më shumë asiste për Lionel Messi-n La Liga, dhe ai nuk është aspak i lumtur.

Luis Suarez kaloi 26 asistet e Alves për nr. 10 të Barça-s kur përgatiti golin për Messi-n gjatë barazimit 1-1 ndaj Valencia-s dhe mbrojtësi i djathtë, i cili aktualisht është pjesë e Paris Saint-Germain, është përgjigjur në Twitter duke thënë: “Joooooo!!!”

Braziliani shtoi edhe dy “emojis” duke qeshur me lot, që do të thotë se gjithçka është OK, dhe ai thjeshtë po bën shaka.

Alves i dha fund karrierës te Barça pas tetë viteve të suksesshme duke iu bashkuar Juventus-it më 2016 përpara se të transferohej gjigantët francezë një vit më vonë.