22:41 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

Nëse bëni këtë gjë në mbrëmje, mund të zvogëloni stresin e mëngjesit të rrëmujshëm

Ku është bluza e bardhë? Po xhinset ku i lashë? Pse nuk po i gjej çelësat? Çfarë të ha tani?

Këto mund të jenë disa nga pyetjet që mund t’i bëni vetes në mëngjes teksa turfulloni nga njëra dhomë në tjetrën teksa bëheni gati në mëngjes. Një mëngjes i rrëmujshëm, e marrim me mend. Por një veprim, ndonëse duket shumë i thjeshtë, mund të reduktojë stresin e mëngjesit.

Nëse bëni këtë gjë në mbrëmje, mund të

E mbani mend ditën e parë të shkollës? Kur bënit gati rrobat një natë më parë? Me fjalë të tjera, veprimi juaj (ndonëse i nxitur nga entuziazmi i rrobave të reja dhe nisjes së shkollës) po ju jepte një mundësi për t’u ndjerë më pak të stresuar në mëngjes. Pra, përgatitja një natë më parë mund t’ju lehtësojë mëngjeset e vrullshme.

Nëse bëni këtë gjë në mbrëmje, mund të

E kundërta: Nëse nuk përgatiteni, ka gjasa që të përjetoni stres të panevojshëm, që padyshim ndikon te ju. Pse ta nisni ditën me një mendje të trazuar?

Që ta keni më të thjeshtë, qartësoni se çfarë ju shkakton stres në mëngjes. Nëse janë veshjet, zgjidhni që në darkë. Nëse është çanta, vendosini të gjithë çfarë ju duhet që në mbrëmje. Nëse harroheni me mëngjesin, caktojeni që në darkë se çfarë do të hani (disa ushqime mund t’i parapërgatisni).