00:13 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

“Nëse del Vjosa Osmani nga LDK, humb ajo, e jo LDK”

Melihate Tërmkolli nga LDK ka reaguar për përplasjen ndërmjet Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.

Sipas saj nëse del nga LDK, atëherë më shumë humb Vjosa Osmani.

”Nëse del Vjosa Osmani nga LDK, humb ajo e jo LDK”, tha ajo në Klan Kosova.

Sipas saj, më mirë do të ishte që ajo të jetë në LDK, por shumë kanë ikur nga partia dhe ata kanë humbur.