09:53 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Milani do të transferojë sulmuesin e Realit, nëse dështon Correa

Afati kalimtar i verës është afër të përmbyllet dhe Serie A do të fillojë këtë fundjavë.

Drejtuesit e Milanit janë duke kërkuar të transferojnë një sulmues të dytë që do t’i qëndrojë në krah Piatekut.

Prioriteti kryesor i klubit është Angel Correa i Atletico Madrid-it, por spanjollët kërkojnë 50 milionë euro, 10 milionë më shumë seç është në gjendje të paguajë Milani.

Prandaj, në San Siro, ekziston një ndjenjë që Mariano Diaz i Realit tashti po bëhet një kandidat më i mundshëm për t’u bashkuar me klubin në vend të Correa-s, pasi Los Blancos mund të pajtohet në lënien e lojtarit si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. /IndeksOnline/