13:38 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova, nëse do të kualifikohet, ja kundërshtarët potencialë të saj

Kosova ka qenë sot e pafat në short pasi që në Nyon është vendosur që fituesi i përballjes Maqedonia-Kosova të luajë në Gjeorgji apo Bellorusi në finalen e Kupës së Kombeve.

Por, Kosova është vetëm 180 minuta larg kualifikimeve dhe gjithçka është e arritshme.

Arlind Sadiku ka bërë një analizë të thjeshtë se si mund të duket grupi i Kosovës në rast kualifikimi.

Kosova nëse kualifikohet në Euron 2020, do të luante në grupin C ose F.

Teoritikisht grupi F mund të duket kështu:
Gjermania
Franca
Portugalia
Kosova

Group F
Gjermania
Një nga këto shtete: Franca/Polonia/Zvicra/Kroacia
Një nga këto shtete: Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Një nga këto shtete: Islanda/Bullgaria/Hungaria/Gjeorgjia/Maqedonia Veriore/Kosova/Bjellorusia

Group C
Ukraina
Holanda
Një nga këto shtete: Portugalia/Turqia/Austria/Suedia/Çekia
Një nga këto shtete: Islanda/Bullgaria/Hungaria/Gjeorgjia/Maqedonia Veriore/Kosova/Bjellorusia.