10:44 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Nëse nuk do të isha futbollist, do të isha kriminel”

Përfundimisht, Antonio Cassano është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare.

Kështu, ai i ka dhënë fund karrierës së tij 20-vjeçare si futbollist.

Cassano është një hero futbolli për disa, dhe për disa jo – megjithatë ai nganjëherë shkaktonte edhe kokëdhembje për trajnerët, transmeton IndeksOnline.

Ai nënshkroi për Real Madridin si 23-vjeçar dhe fama për të erdhi po në këtë kohë, të cilën më pas edhe e pranoi.

Gjatë karrierës së tij, atë e përshkruan shumë momente të vështira dhe kontraverse.

Ai ishte ofenduar edhe presidentin e Sampdorian, kishte gjuajtur gjyqtarin me fanellë e shumë tjera.

Madje, pas aventurës me Real Madridin, ai ishte penduar për sjelljet e këqija, duke thënë se nëse nuk do të ishte futbollist, do të ishte kriminel.

”Pas largimit nga Real Madridit, jam penduar sepse ishte skuadra më e mirë në histori, por unë ndoqa instiktin tim, bëra gabime dhe u largova”, tha tutje Cassano./IndeksOnline/