12:46 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëse nuk i plotësohet kjo kërkesë Latifi i AAK-së do të protestojë kundër Haradinajt

Institucionet e Kosovës kanë rol të rëndësishëm në realizimin e punëve në nivele komunale. Shpeshherë ndodhë që një kryetar nuk mund t’i zgjidh shumë probleme sepse varen nga këto institucione, qendra apo kompani publike.

Kandidatët e garës së balotazhit për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi nga AAK dhe Idriz Vehapi nga PDK në “Debat Pernime” treguan kauzat për të cilat do të dilnin në protestë.

Latifi tha se është i gatshëm të dal në protestë nëse në fillim të vitit të ardhshëm nuk përfundon ndërtimi i palestrës së sporteve.

“Do të jem i gatshëm të dal në protestë edhe nëse nuk merret ndonjë vendim ndryshe për aktivizimin dhe funksionalizimin e dy zonave për qëllime investive apo ekonomike, industriale dhe turistike”, tha ai.

Madje, Latifi thotë se nëse është nevoja ai do të dal në protestë kundër kryeministrit, që është nga partia e tij.

Nga ana tjetër, Vehapi tha se keqpërdorimi i pronave publike apo zonave që komuna mund t’i shfrytëzojë për turizëm do të detyronin atë të protestonte. “Është bërë e tepërt mos mundësia e rregullimit të një zone ekonomike”, përfundoi Vehapi.